Parlamenti italian miraton buxhetin e rishikuar të 2019-ës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84356-parlamenti_italian_miraton_buxhetin_e_rishikuar_të_2019_ës
Ligjbërësit italianë të shtunën miratuan një buxhet të rishikuar për 2019 pasi plani fillestar i qeverisë populiste u përball me kundërshtim të ashpër nga zyrtarët e BE dhe një pritje të ftohtë në tregjet financiare.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 14:35 Europe/Tirane
  • Parlamenti italian miraton buxhetin e rishikuar të 2019-ës

Ligjbërësit italianë të shtunën miratuan një buxhet të rishikuar për 2019 pasi plani fillestar i qeverisë populiste u përball me kundërshtim të ashpër nga zyrtarët e BE dhe një pritje të ftohtë në tregjet financiare.

Drafti i buxhetit përfshin 32 miliardë euro në shpenzime shtesë, por vlerëson se do të kufizojë deficitin publik në 2.04 përqind të prodhimit kombëtar, një nivel që shihet nga ana e Bashkimit Evropian si afër standardeve të tij. Borxhi i madh publik i Italisë prej 2.3 trilion euro, ose 131 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto (PBB), ka detyruar Lëvizjen “5 Yjet” dhe koalicionin e Ligës anti-imigracion për të frenuar disa premtime të fushatës që e sollën atë në pushtet. Kushtet e daljes në pension janë lehtësuar, një premtim kryesor i Lidhjes ky që do të kushtonte 3.9 miliardë euro vitin e ardhshëm dhe 8.6 miliardë në vitin 2020, sipas vlerësimeve të qeverisë. Mosha aktuale e pensionit është 67, por që do të shkurtohet në 62 nëse punëtori ka paguar në sistem për 38 vjet. Qeveria beson se 340,000 njerëz do të përfitonin nga kushtet e reja vitin e ardhshëm, duke liruar vendet e punës për punëtorët e rinj. Pensionet me të ardhura të larta duhet të reduktohen, dhe teksti i ri i zvogëlon progresivisht rritjet e indeksuara të inflacionit në pension, me më shumë se 1.500 euro neto në muaj.