Graham: "Ndihem shumë mirë" rreth Sirisë pas drekës me Trump
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84369-graham_ndihem_shumë_mirë_rreth_sirisë_pas_drekës_me_trump
Senatori Lindsey Graham u tha gazetarëve të dielën se Presidenti i SHBA, Donald Trump po "rikonsideron" tërheqjen e planifikuar të trupave nga Siria, pasi të dy u takuan për një drekë dy-orëshe.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 31, 2018 03:49 Europe/Tirane
  • Graham:

Senatori Lindsey Graham u tha gazetarëve të dielën se Presidenti i SHBA, Donald Trump po "rikonsideron" tërheqjen e planifikuar të trupave nga Siria, pasi të dy u takuan për një drekë dy-orëshe.

Graham ju drejtua gazetarëve duke u thënë se ai ndihet "shumë mirë rreth asaj se ku po shkojmë" në Siri, pasi Trump kishte njoftuar vendimin e tij për të tërhequr trupat, një veprim që çoi në dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes James Mattis. "Trump premtoi të shkatërronte ISIS-in. Ai do ta mbajë atë premtim," tha Graham. "Ne nuk e kemi arritur ende këtë, por siç thashë sot, presidenti e kupton nevojën për të përfunduar këtë punë". Graham më vonë ka shkruar në Twitter se ai ishte siguruar nga Presidenti i SHBA-së se çdo tërheqje nga Siria do të sigurojë që forcat e ISIS të shkatërrohen përgjithmonë, "Irani të mos plotësojë vakumin" dhe se aleatët kurdë të SHBA do të mbrohen.