Ndryshohet përbërja e Këshillit të Sigurimit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84423-ndryshohet_përbërja_e_këshillit_të_sigurimit
Pesë anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB me fillimin e vitit të ri 2019, kanë përfunduar punë e vet dhe ata do të zëvendësohen nga anëtarët e tjerë të zgjedhur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2019 09:37 Europe/Tirane
  • Ndryshohet përbërja e Këshillit të Sigurimit

Pesë anëtarët jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB me fillimin e vitit të ri 2019, kanë përfunduar punë e vet dhe ata do të zëvendësohen nga anëtarët e tjerë të zgjedhur.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Afrika e Jugut, Gjermania, Republika Dominikan, Belgjika dhe Indonezia janë vendosur në përbërjen e anëtarëve jo të përhershëm të KS të OKB dhe do ta mbajnë këtë pozitë deri në vitin 2020. Para kësaj, Vietnami, Suedia, Bolivia, Holanda, Italia dhe Kazakistani kanë përfaqësues disa rajone të botës në këtë organ të OKB.

Këshilli i Sigurimit të OKB ka 10 anëtarë të përkohshëm të cilët ndryshojnë çdo dy vjet në bazë të zgjedhjeve që bëhen në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Ky ndryshim bëhet në atë mënyrë që çdo pesë vit pesë anëtarët e mëparshëm dalin nga Këshilli i Sigurimit dhe pozitën e tyre e marrin  pesë anëtarë të tjerë.