Kina mbyll tri xhami
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84433-kina_mbyll_tri_xhami
Zyrtarë kinezë kanë mbyllur tri xhami për kryerjen e"edukimit të paligjshëm fetar", pas një debati intensiv për aktivitetet fetare në vend.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 02, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • Kina mbyll tri xhami

Zyrtarë kinezë kanë mbyllur tri xhami për kryerjen e"edukimit të paligjshëm fetar", pas një debati intensiv për aktivitetet fetare në vend.

Xhamitë, të vendosura në qarkun Weishan në jug-perëndim të provincës Junan të Kinës, u bastisën nga më shumë se 100 oficerë të policisë të shtunën, sipas raporteve të medieve locale. Video të bastisjes u liruan në Twitter nga organizata e pavarur “Dokumentimi i Shtypjes kundër Muslimanëve” (DOAM), që tregojnë myslimanët në dyluftim me oficerë të policisë në uniformë, duke bërë rezistencë ndaj mbylljes së xhamive. Një tjetër video-incizim tregon policët duke tërhequr personat në xhami larg nga një hyrje e xhamisë. Rreth 40 deri në 50 vetë u arrestuan, por policia lokale refuzoi të konfirmonte nëse kishte ndonjë arrestim, sipas South China Morning Post.