Presidenti i ri i Brazilit: Do ta transferojmë ambasadën në Kods
Presidenti i Brazilit gjatë vizitës së kryeministrit të regjimit sionist në Brazilia dhe si pasojë e presionit të ushtruar mbi autoritetet braziliane, ka theksuar vendimin e tij për transferimin e ambasadës së këtij vendi nga Tel Avivi në Bejtul-Mokades (Jerusalem).
Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Jair Bolsonaro, presidenti i Brazilit i zgjedhur nga ekstremi i djathtë, në intervistën e parë televizive pas bërjes së betimit që zhvilloi me kanalin televiziv BT të Brazilit, kujtoi bisedimet që ka zhvilluar me kryeministrin e Brazilit i cili kishte shkuar atje për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit, dhe tha se kishte rënë dakord për transferimin e ambasadës së Brazilit në Kods.
Presidenti i Brazilit në këtë intervistë gjithashtu e quajti me pak rëndësi rrezikun e veprimeve hakmarrëse tregtare të mundshme që mund të vijnë nga ana e vendeve arabe si pasojë e transferimit të ambasadës braziliane në Kodsin e shenjtë .
Vlen të theksohet se këto vende janë blerësit kryesor të mishit nga Brazili. Jair Bolsonaro ka thënë se pjesa më e madhe e botës arabe janë duke harmonizuar politikat e tyre me Amerikës, prandaj nuk pritet ndonjë kundërpërgjigje serioze nga ana e tyre.