10 gjërat e mira të vitit 2018
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84485-10_gjërat_e_mira_të_vitit_2018
Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të myslimanëve nga Presidenti Donald Trump, politikat anti-migrante, transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, kërcënimi "me zjarr dhe tërbim" ndaj Koresë së Veriut dhe tërheqja nga një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare janë ende disa pika të nxehta që nga viti 2018.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 04, 2019 13:28 Europe/Tirane
  • 10 gjërat e mira të vitit 2018

Pavarësisht ndalimit të udhëtimit të myslimanëve nga Presidenti Donald Trump, politikat anti-migrante, transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem, kërcënimi "me zjarr dhe tërbim" ndaj Koresë së Veriut dhe tërheqja nga një sërë marrëveshjesh ndërkombëtare janë ende disa pika të nxehta që nga viti 2018.

Këtu janë dhjetë ngjarjet më të mëdha për vitin 2018 - zhvillime të tjera të rëndësishme janë lënë jashtë, siç është marrëveshja e re e armëpushimit në Jemen:

1. Fitorja kundër ISIS-it në Irak dhe Siri

Pak muaj përpara se kryeministri irakian Haider al-Abadi të shpallte fitore përfundimtare kundër ISIS pasi forcat irakiane i dëbuan mbetjet e tyre të fundit nga vendi; ishin forcat aleate të Iranit, Siria, Rusia dhe Hezbollahu që njoftuan humbjen e kundërshtarëve të huaj në Sirinë fqinje. Ushtria siriane dhe aleatët e saj po vazhdojnë të luftojnë kundër ISIS-it në zonat shkretinore, por kapja e të gjitha territoreve të kontrolluara nga terroristët përfundon epokën e ISIS-it mbi sundimin territorial të ashtuquajturit kalifat që e shpalli kështu veten në 2014 në Irak dhe Siri dhe në të cilin miliona njerëz vuajtën nga sundimi i tyre.

2. Trump urdhëron trupat amerikane të tërhiqen nga Siria.

Më 19 dhjetor, Trump bëri thirrje për një tërheqje të Shteteve të Bashkuara nga Siria pas kundërshtimeve të dukshme të këshilltarëve ushtarakë dhe një grupi të ligjvënësve nga të dyja partitë kryesore. Tërheqja e më shumë se 2,000 trupave bazohet në vendimin e Trump se misioni kundër ISIS është plotësuar! Udhëheqësit ushtarakë të SHBA, përfshirë ish-sekretarin e mbrojtjes Jim Mattis, nuk u pajtuan. Ata nuk mendojnë se SHBA e ka mundur në të vërtetë ISIS-in.

3. Fundi i një aleance të tmerrshme.

Vrasja tragjike e Khashoggi në konsullatën amerikane në Stamboll tronditi aleatët perëndimorë të Rijadit. Ishte një pikë kthese për aleancën SHBA-Saudite. Me tre vjet bombardime të pamëshirshmë të sauditëve në Jemen që çoi në katastrofën më të madhe njerëzore në botë dhe vrasjen barbare të Khashoggi, Kongresi dhe udhëheqësit e biznesit në fund filluan të vënë në pikëpyetje lidhjen e tyre me këtë regjim retrogjen dhe udhëheqësin e tij brutal de facto Mohammad bin Salman. Në një votim të pashembullt, Senati miratoi një masë për të ndalur mbështetjen e SHBA ndaj sauditëve në Jemen. Disa qeveri evropiane ndaluan shitjen e armëve në Arabinë Saudite.

4. Trump urdhëron ushtrinë amerikane për të filluar tërheqjen e 7,000 trupave nga Afganistani.

Përpjekja për të frenuar mbështetjen e Trump për luftën saudite ndaj Jemenit vjen në të njëjtën kohë kur Trump njoftoi një përgjysmim të trupave amerikane në Afganistan. Ky ishte një ndryshim i menjëhershëm në luftën 17-vjeçare atje dhe është një lajm i mirë. Ky njoftim erdhi pas orë pasi Jim Mattis, ish sekretar i mbrojtjes, tha se do të japë dorëheqjen nga pozita e tij pasi nuk pajtohet me Trump lidhur me qasjen e tij ndaj politikës në Lindjen e Mesme.

5. Udhëheqësit botërorë reagojnë ndaj tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit.

Pas tërheqjes së Trump nga marrëveshja bërthamore e Iranit, ka pasur një reagim të menjëhershëm nga udhëheqësit e botës, duke përfshirë palët e tjera në marrëveshjen e rëndësishme. Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kundërshtuan vendimin e SHBA-së që të largohet nga JCPOA, duke u zotuar të punojnë kolektivisht për ta mbajtur Iranin nën marrëveshjen duke i dhënë atij meritat e premtuara sipas marrëveshjes. Kina dhe Rusia gjithashtu përsëritën se duan të mbështesin marrëveshjen, duke argumentuar se "marrëveshja e bën botën më të sigurt" dhe se ata nuk mund të gjejnë asnjë arsye të ligjshme për të hequr dorë nga marrëveshja.

6. Bota dënon vendimin e Trump për të transferuar ambasadën amerikane nga Tel Aviv në Jerusalem.

Transferimi i ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem zemëroi palestinezët dhe nxiti ndëshkimin ndërkombëtar, duke argumentuar se statusi përfundimtar i qytetit duhet së pari të zgjidhet nëpërmjet bisedimeve izraelito-palestineze. Nga Kombet e Bashkuara dhe aleatët evropianë në rivalët globalë si Kina dhe Rusia, nga Irani në Vatikan, masa e tij u denoncua. Liga Arabe me qendër në Kajro i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kundërshtojë atë që konsiderohet si një "vendim i padrejtë" dhe pushtimit të vazhdueshëm "izraelit" të Al-Kudsit.

7. Dënimi i ndalimit të udhëtimit të myslimanëve në SHBA dhe politikat e Trump kundër emigrantëve.

Politikat e Emigracionit të Trump-it tërhoqën dënimin ndërkombëtar si diskriminim fetar nga aleatët dhe udhëheqësit fetarë, duke përfshirë Papa Françeskun, i cili synonte baza morale në praktikën e administratës për ndarjen e fëmijëve të emigrantëve nga prindërit e tyre në kufirin amerikano-Meksikë. Udhëheqësit nga Londra në Ottava dhe në Teheran i përshkruan ndarjet si të padrejta dhe mizore. Papa, i cili ka vendosur çështjet me të cilat përballen emigrantët në qendër të papatit të tij, u fut në këtë çështje duke thënë se ai ishte dakord me deklaratat e peshkopëve katolikë amerikanë, të cilët i quanin ndarjet "imorale" dhe "në kundërshtim me vlerat tona katolike".