18 të arrestuar në protestat e ‘Jelekëve të Verdhë” në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84567-18_të_arrestuar_në_protestat_e_jelekëve_të_verdhë_në_francë
Demonstruesit e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë” dolën në rrugët e Parisit dhe në ato të pjesëve të ndryshme të Francës në javën e tetë me radhë në të cilën shprehin revoltën e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 06, 2019 16:38 Europe/Tirane
  • 18 të arrestuar në protestat e ‘Jelekëve të Verdhë” në Francë

Demonstruesit e lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë” dolën në rrugët e Parisit dhe në ato të pjesëve të ndryshme të Francës në javën e tetë me radhë në të cilën shprehin revoltën e tyre ndaj presidentit francez, Emmanuel Macron.

Marshi në rrugët e Parisit filloi qetë, por më vonë u shndërrua në dhunë e cila shpërtheu në kohën kur protestuesit filluan të hedhin gurë mbi postbllokun e policisë mbi lumin Sena. Si kundërpërgjigje, policia përdori gaz lotsjellës në mënyrë që të ndalojë protestuesit në përpjekjen për të arritur te ndërtesa e Parlamentit. Në Bulevardin Saint-Germain, protestuesit u vunë zjarr disa automjeteve. Përleshje mes demonstruesve dhe policisë kishte edhe në qytetin e Nantit, ku të paktën një person u plagos rëndë. Sipas të dhënave të policisë franceze, në demonstratat e fundit kanë marrë pjesë rreth 25 mijë njerëz, nga të cilët rreth 3,500 në Paris dhe si pasojë e dhunës, policia thotë se ka arrestuar 18 persona. Sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë në protesta gjatë periudhës 17 nëntor-17 dhjetor kanë humbur jetën të paktën 10 persona, mbi 1 mijë të tjerë janë plagosur, mbi 4,500 janë arrestuar dhe 216 janë burgosur.