Turqia refuzon propozimin për blerjen e raketave Patriot
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84577-turqia_refuzon_propozimin_për_blerjen_e_raketave_patriot
Turqia është e vendosur për të blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë dhe për këtë Ankaraja ka refuzuar propozimin për blerjen e raketave Patriot prodhim amerikan.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 07, 2019 06:28 Europe/Tirane
  • Turqia refuzon propozimin për blerjen e raketave Patriot

Turqia është e vendosur për të blerë sistemin raketor S-400 të Rusisë dhe për këtë Ankaraja ka refuzuar propozimin për blerjen e raketave Patriot prodhim amerikan.

Mediat turke kanë njoftuar se autoritetet e Turqisë kanë refuzuar një propozim për blerjen e raketave Patriot me një vlerë prej 3.5 miliard dollarë. shkaku i refuzimit të këtij propozimi është çmimi i lartë i raketave dhe pamundësia për transferimin e teknologjisë së këtyre raketave në Turqi. sipas këtyre mediave, sistemi që Rusia do t’i shesë Turqisë është tre herë më i lirë sesa sistemi i propozuar nga Amerika. propozimi i Amerikës për Turqinë, refuzohet nga Ankaraja në kohën kur javën e kaluar një delegacion nga Amerika ka shkruar në Turqi për të diskutuar mbi shitjen e sistemit Patriot për Turqisë. Pas negociatave të suksesshme të Turqisë për blerjen e sistemit mbrojtës raketor S-400 nga Rusia, Departamenti amerikan i shtetit në muajin dhjetor ka miratuar planin për shitjen e 80 raketave patriot, 60 raketave të llojeve të tjera së bashku me sistemin e tyre lëshues, radarë dhe pajisje të tjera Turqisë që është një vend anëtar i NATO-s. Më herët Amerika nuk i kishte kushtuar vëmendje kërkesave të Turqisë në këtë çështje. Është e qartë se sistemi S-400 i Rusisë është më i sigurt sesa sistemi patriot i Amerikës. Përveç propozimit për shitjen e sistemit raketor Patriot Amerika ka propozuar edhe largimin nga Siria me qëllim që të mos humbasë një partner si Turqia. Shumë analistë janë të mendimit se tërheqja e Amerikës nga Siria është një lloj favori që Uashingtoni i bën Ankarasë. Will Tamen një prej anëtarëve të qendrës për studimet strategjike ndërkombëtare në Amerikë ka thënë: Tërheqja e Amerikës nga Siria, vetëm disa ditë pas bisedës telefonike të Donald Trump me Rexhep Taip Erdogan, është shpallur për të eliminuar shqetësimet e Turqisë mbi forcat kurde të mbështetur nga Amerika. ky vendim tregon se Amerika po mundohet të përmirësojë marrëdhëniet me Turqinë. Në fakt duket se qeveria turke si në fushën e armatosjes ashtu edhe në diplomacinë e saj ushtarake, ka arritur të krijojë një balancim mes lindjes dhe perëndimit. Për momentin konkurrenca mes Rusisë dhe Amerikës për t’i shitur armatime Turqisë është tepër e lartë dhe serioze. Më herët të dy këto vende nuk pranonin t’i shisnin Turqisë armatime dhe pajisje të sofistikuara ushtarake. Nuk ka dyshim se në rast se Turqia blen këto armë nga Rusia apo nga Amerika, pozita e saj ushtarake në rajonin e Lindjes s Mesme do të ndryshojë dhe pritet që konkurrenca ushtarake në rajon të bëhet akoma më e ndjeshme.