Tërheqja graduale e Amerikës nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84608-tërheqja_graduale_e_amerikës_nga_siria
Presidenti Donald Trump tha se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Janar 08, 2019 04:43 Europe/Tirane
  • Tërheqja graduale e Amerikës nga Siria

Presidenti Donald Trump tha se tërheqja e 2 mijë trupave amerikane në Siri, nuk do të jetë e nxituar dhe do të kushtëzohet nga garancitë turke se nuk do të vërë në shënjestër luftëtarët kurdë që janë aleatë të forcave amerikane.

Presidneti amerikan tha se nuk ka afat për tërheqjen e trupave por se nga ana tjetër prania amerikane në Siri nuk është e pakufizuar. Komentet e Trump ishin konfirmimi i parë publik se procesi i tërheqjes është ngadalësuar që nga sinjalet e para se do të bëhej brenda 30 ditësh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës deklaroi se "do që kalifati i ISIS-it të shkatërrohet”, duke iu referuar Shtetit Islamik që në të kaluarën e kishte konsideruar Raka-n në Sirinë Veriore, kryeqytetin e territorit të vet në Siri dhe Irak. Ndër të tjera tha Trump shtoi se “afati varet nga diskutimet e politikave që duhet të zbatojmë”. Më 19 dhjetor, Presidenti Trump shpërfilli sugjerimet e zyrtarëve të sigurisë kombëtare dhe befasoi aleatët kur deklaroi se po i tërhqite trupat amerikane nga Siria, ku ata kanë kryer sulme ajrore dhe kundër Shtetit Islamik dhe pozicioneve siriane dhe kanë shërbyer si këshilltarë të luftëtarëve kurdë. Njoftimi i tij, ngjalli kundërshtime të shumta, përfshirë nga ligjvënës republikanë. Sekretari i Mbrojtjes, Jim Mattis dha dorëheqjen në shenjë proteste.