Trump ndryshon qëndrimin për tërheqjen e trupave nga Siria
Presidenti i SHBA, Donald Trump thotë se do t’i tërheqë të 2 mijë trupat amerikane në Siri me “ritmin e duhur”, duke "vazhduar" njëkohësisht luftën kundër terroristëve të ISIS.
Në një koment në Twitter të hënën, Presidenti Trump nuk caktoi ndonjë afat kohor për tërheqjen dhe foli me sarkazëm për atë që ai e cilësoi si “një një lajm shumë të pasaktë” në gazetën “New York Times”, ku thuhej se Trump po hiqte dorë nga deklarata e tij e 19 dhjetorit për një tërheqje të shpejtë të shpejtë të trupave, që zyrtarët thanë se do të kërkonte rreth 30 ditë.
Në komentin e tij në Twitter, Trump shkruante: “Ashtu si në deklaratat e mia origjinale, ne do të largohemi me ritmin e duhur, ndërsa në të njëjtën kohë do të vazhdojmë të luftojmë ISIS-in dhe të bëjmë gjithçka tjetër të nevojshme!”