Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së Brexitit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84635-zyrtarët_britanikë_dhe_evropianë_po_diskutojnë_mundësinë_e_shtyrjes_së_brexitit
Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së procesit formal të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Këto diskutime po zënë vend për shkakun se zyrtarët kanë frikë se një marrëveshje për Brexitin nuk do të mund të miratohet deri më 29 mars, raporton Daily Telegraph, duke cituar burime të paidentifikuara.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 08, 2019 10:46 Europe/Tirane
  • Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së Brexitit

Zyrtarët britanikë dhe evropianë po diskutojnë mundësinë e shtyrjes së procesit formal të daljes së Britanisë nga Bashkimi Evropian. Këto diskutime po zënë vend për shkakun se zyrtarët kanë frikë se një marrëveshje për Brexitin nuk do të mund të miratohet deri më 29 mars, raporton Daily Telegraph, duke cituar burime të paidentifikuara.

May paralajmëron për situatën në Britani nëse nuk ka pakt për Brexitin.

Kryeministrja, Theresa May, ka përjashtuar në mënyrë të përsëritur vonimin e Brexit, megjithëse ajo ka paralajmëruar gjithashtu ligjvënësit britanik, se nëse ata, refuzojnë marrëveshjen e saj, atëherë Brexit mund të “dalë nga binarët” ose që Mbretëria e Bashkuar mund të largohet pa një marrëveshje.

“Ne po e lëmë Bashkimin Evropian më 29 mars dhe nuk po shikojmë mundësinë e shtyrjes” ka thënë sekretari britanik për Brexitin, Stephen Barclay.