Sulmohet politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84642-sulmohet_politikani_i_ekstremit_të_djathtë_në_gjermani
Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur zyrtarët.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 08, 2019 15:46 Europe/Tirane
  • Sulmohet politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani

Politikani i ekstremit të djathtë në Gjermani, Frank Magnitz, u rrah dhe u plagos rëndë, bënë të ditur zyrtarët.

Lideri i Alternativës për Gjermaninë në Bremen u sulmua nga tre persona në qendër të këtij qyteti, të hënën vonë. Njerëzit e maskuar e rrëzuan atë pa ndjenja dhe e goditën në kokë, thanë zyrtarë të partisë. Alternativa për Gjermaninë, parti anti-migrante, ka hyrë në parlament për herë të parë vitin e kaluar dhe ka 94 ulëse. Ajo tani ka përfaqësues në secilin parlament shtetëror të Gjermanisë. Zëdhënësi i partisë, Jorg Meuthen, postoi në Twitter një fotografi të Magnitzit në spital, duke thënë se ai është lënë “gjysmë i vdekur”.