Greva anulon qindra fluturime në Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84690-greva_anulon_qindra_fluturime_në_gjermani
Aeroportet gjermane i anuluan mbi 600 fluturime, për shkak të grevës së stafit të sigurisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 10, 2019 10:27 Europe/Tirane
  • Greva anulon qindra fluturime në Gjermani

Aeroportet gjermane i anuluan mbi 600 fluturime, për shkak të grevës së stafit të sigurisë.

Greva përfshiu aeroportet në perëndim të vendit: Dyzeldorf, Këln dhe Shtutgart.

Në Dyzeldorf - aeroportin e tretë më të madh të Gjermanisë - rreth 60,000 pasagjerë janë prekur, pasi dy të tretat e fluturimeve janë anuluar, raportoi Televizioni ARD.

Sindikata e punëtorëve Verdi kërkon rritjen e pagesës në 20 euro për orë për stafin e sigurisë, nga 17 euro sa është tani.

ARD tha se shumë udhëtarë kanë pasur kohë të sigurojnë bileta alternative të udhëtimit, pasi greva ka qenë e paralajmëruar.

Sipas burimit të njëjtë, stafi i sigurisë është shumë i zemëruar me kushtet e punës.