Ndërsa pritet tërheqja, ushtria amerikane dërgon një luftanije drejt Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84761-ndërsa_pritet_tërheqja_ushtria_amerikane_dërgon_një_luftanije_drejt_sirisë
SHBA ka dërguar drejt Sirisë luftanijen USS Kearsarge, një luftanije për sulme amfibe aktualisht e vendosur në Mesdhe, njoftoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 12, 2019 17:49 Europe/Tirane
  • Ndërsa pritet tërheqja, ushtria amerikane dërgon një luftanije drejt Sirisë

SHBA ka dërguar drejt Sirisë luftanijen USS Kearsarge, një luftanije për sulme amfibe aktualisht e vendosur në Mesdhe, njoftoi Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes.

Sipas gazetës, luftanija masive e klasit Wasp, e aftë të mbajë mbi 1,800 trupa dhe dhjetëra automjete të blinduara në kuvertën e saj prej 13,600 metra katrore, u dërgua drejt Sirisë së bashku me anijet e tjera të Marinës së SHBA për të mbështetur tërheqjen e pritshme. Grupi i luftanijeve do të plotësohet nga qindra marinsa amerikanë, së bashku me helikopterë të armatosur, për të mbrojtur trupat ndërsa ata largohen nga Siria, sipas burimeve të WSJ. "Asgjë nuk ka ndryshuar, ne nuk marrim urdhra nga Bolton", tha një nga zyrtarët, duke iu referuar dukshëm raporteve të mëparshme se këshilltari për sigurinë kombëtare të SHBA, John Bolton ka diskutuar planet e mundshme për të mbajtur një prani në Siri për të konfrontuar Iranin, pavarësisht nga urdhrat e presidentit Trump. Ndërkohë, një zëdhënës i ushtrisë amerikane, njoftoi se koalicioni ushtarak në Siri, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka nisur procesin e tërheqjes së trupave nga ky vend. Koloneli Sean Ryan tha se “procesi i tërheqjes së kujdesshme nga Siria ka nisur”, edhe pse ai nuk dha detaje specifike.“Për shkak të shqetësimit për sigurinë operacionale nuk do të diskutojmë për kohën specifike, vendndodhjen apo lëvizjen e trupave”, tha Ryan. Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut, grup që monitoron luftën në Siri tha se, koalicioni ka nisur ta ulë praninë në Aeroportin “Rmeilan”, në provincën verilindore të Sirisë, Hasakeh. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka njoftuar më 19 dhjetor se do të tërheqë rreth 2.000 trupat amerikane nga Siria, pasi sipas tij, i ashtuquajturi ISIS është mundur tashmë. Njoftimi i tij i zuri të papërgatitur aleatët dhe është përballur me kritika edhe nga brenda administratës “Trump”.