Turqia do të ndihmojë Amerikën të largojë trupat nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84821-turqia_do_të_ndihmojë_amerikën_të_largojë_trupat_nga_siria
Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në një bisedë telefonike me Donald Trump, presidentin e Amerikës, shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të dhënë ndihmën e saj në procesin e tërheqjes dhe largimit të trupave amerikane nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 15, 2019 05:05 Europe/Tirane
  • Turqia do të ndihmojë Amerikën të largojë trupat nga Siria

Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë në një bisedë telefonike me Donald Trump, presidentin e Amerikës, shprehu gatishmërinë e Ankarasë për të dhënë ndihmën e saj në procesin e tërheqjes dhe largimit të trupave amerikane nga Siria.

Në bisedën midis presidentëve të Turqisë dhe Amerikës është analizuar plani për krijimin e një zone të sigurt në veri të Sirisë. Turqia dhe Amerika janë në tensione të reja pas deklaratës së fundit të presidentit amerikan Donald Trump. Ne në mënyrë të përsëritur kemi thënë se kurrë nuk kemi frikë nga kërcënimet. Nuk do të arrini askund duke e kërcënuar Turqinë ekonomikisht”, tha Çavuşoğlu. Ministri turk i Punëve të Jashtme, Mevlüt Çavuşoğlu, ka deklaruar se Ankaraja nuk ka frikë nga kërcënimet e presidentit të SHBA-ve, Donald Trump. Ne në mënyrë të përsëritur kemi thënë se kurrë nuk kemi frikë nga kërcënimet. Nuk do të arrini askund duke e kërcënuar Turqinë ekonomikisht”, tha Çavuşoğlu. Komentet e kryediplomatit turk erdhën në përgjigje të kërcënimit të presidentit amerikan për të sulmuar ekonominë turke nëse Ankaraja godet grupin terrorist PKK/YPG gjatë tërheqjes së trupave të SHBA-ve nga Siria.