Rrëzohet marrëveshja e Brexit
Parlamenti britanik ka rrëzuar me 432 vota kundër marrëveshjen e Theresa May me BE për Brexit. Vetëm 202 deputetë të parlamentit britanik votuan pro marrëveshjes, duke shënuar humbjen më të madhe të një qeverie më Britani.
Kreu i laburistëve tanimë ka kërkuar edhe votë mosbesimi për qeverinë, çka mund të sjellë edhe çuarjen e vendit në zgjedhje të parakohshme. Por do duhen dy të tretat e deputetëve që të mundësohet mbajtja e zgjedhjeve të reja, ku dita me e afërta do jetë pas 25 ditësh. Mbajtja e një referendumi, do të kërkonte edhe ky opsion, shtyrjen e procesit të Brexit, ndërkohë që do jetë shumë e vështirë për të mos thënë e pamundur, mbajtja e tij përpara 29 marsit datës zyrtare të daljes se Britanisë nga BE-ja, pasi si rregull do duhen 22 jave deri në mbajtjen e një referendumi të ri.