Rusia: Amerika bashkëpunon me ISIS
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84878-rusia_amerika_bashkëpunon_me_isis
Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të saj ka thënë se Amerika po mundohet ta akuzojë Rusinë për gjoja bashkëpunim me grupin terrorist ISIS në Afganistan dhe shtoi se Moska posedon dokumente që tregon se Amerika ka lidhje me grupin terrorist ISIS.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 17, 2019 04:58 Europe/Tirane
  • Rusia: Amerika bashkëpunon me ISIS

Ministria e jashtme e Rusisë në një deklaratë të saj ka thënë se Amerika po mundohet ta akuzojë Rusinë për gjoja bashkëpunim me grupin terrorist ISIS në Afganistan dhe shtoi se Moska posedon dokumente që tregon se Amerika ka lidhje me grupin terrorist ISIS.

Sipas ministrisë së jashtme të Rusisë, CIA po publikon lajme false në mediat afgane ndërkohë që mediat perëndimore mundohen të tjetërsojnë dhe nxijnë  veprimet e Rusisë në Afganistan. Kjo ministri theksoi se Amerika po mundohet ta akuzojë Rusinë se po kryen transferimin e elementëve të ISIS nga Siria dhe Iraku për në Afganistan. Me këtë rast ministria e jashtme e Rusisë i ka bërë thirrje Amerikës që të heqë dorë nga komplotet dhe intrigat kundër Afganistanit dhe fqinjëve të tij dhe të përpiqet për nisjen e procesit të zgjidhjes politike të situatës në këtë  vend që të jetë në interes të shoqërisë afgane. Shumë autoritete dhe vetë populli afgan shpeshherë janë shprehur se Amerika me mbështetjen e saj të gjithanshme për grupin terrorist ISIS mundohet të përhapë aktivitetet e këtij grupi në Afganistan.