Trump zbulon strategjinë amerikane të mbrojtjes raketore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84904-trump_zbulon_strategjinë_amerikane_të_mbrojtjes_raketore
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të zhvillojnë teknologji të reja, për të siguruar mbrojtje të pakrahasueshme raketore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 18, 2019 07:24 Europe/Tirane
  • Trump zbulon strategjinë amerikane të mbrojtjes raketore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar se SHBA-të do të zhvillojnë teknologji të reja, për të siguruar mbrojtje të pakrahasueshme raketore.

Komentet e tij u bënë në Pentagon, ku filloi rishikimi i sistemit mbrojtës raketor, i pari që nga viti 2010. Presidenti amerikan tha se qëllimi i SHBA-së është i thjeshtë "ne mund të zbulojmë dhe të shkatërrojmë" çdo raketë që vjen kundër Shteteve të Bashkuara "kudo, çdo kohë dhe në çdo vend". Ai tha se thirrja e tij për një sistem të zgjeruar të mbrojtjes nga raketat do të mbronte më mirë Shtetet e Bashkuara. Trump tha se një strategji e re do të përfshijë një "shtresë mbrojtëse hapësinore të teknologjive të reja, të tilla si sensorë që mund të zbulojnë, ndjekin dhe shkatërrojnë raketat hyrëse të armikut. Sistemi i ri mbrojtës, tha Trump, do të jetë në gjendje të mbrojë çdo qytet në SHBA.