Mbyten 117 emigrantë në Mesdhe
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84952-mbyten_117_emigrantë_në_mesdhe
Një anije me 120 emigrantë është mbytur gjatë rrugës nga Libia për në Itali. Në bord gjendeshin me dhjetëra emigrantë prej të cilëve kanë humbur jetën 117.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Janar 20, 2019 09:36 Europe/Tirane
  • Mbyten 117 emigrantë në Mesdhe

Një anije me 120 emigrantë është mbytur gjatë rrugës nga Libia për në Itali. Në bord gjendeshin me dhjetëra emigrantë prej të cilëve kanë humbur jetën 117.

Gjithsej anija mbante 120 emigrantë prej të cilëve 10 femra dhe 2 fëmijë. Pas 11 urë udhëtim, anija papritur është mbytur në Mesdhe dhe për shkak të saj kanë humbur jetën 117 emigrantë. Në këtë ngjarje kanë mundur të shpëtojnë vetëm 3 persona nga Nigeria, Gambia dhe Bregu i Fildishtë. Sipas statistikave të OKB në 5 vitet e fundit në rrugën për të kaluar Mesdheun drejt vendeve evropiane kanë humbur jetën 30 mijë emigrantë. Në vitin 2018 në Mesdhe kanë humbur jetën 2 mijë emigrantë.