Mediat botërore kërkojnë lirimin e Marzijeh Hashemi
(last modified Sun, 20 Jan 2019 14:32:15 GMT )
Janar 20, 2019 15:32 Europe/Tirane
  • Mediat botërore kërkojnë lirimin e Marzijeh Hashemi

Mediat e ndryshme botërore duke protestuar arrestimin e paligjshëm të Marzijeh Hashemi, gazetares së kanalit iranian Press Tv, kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe të pakusht të saj nga autoritetet amerikane.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Asam Bekr, sekretari i përgjithshëm i grupeve kombëtare dhe islamike të Palestinës, të shtunën duke dënuar arrestimin e gazetares së Press Tv, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të saj. Ai ka thënë se arrestimi i Marzije Hashemi është bërë në kuadër të sjelljeve arrogante të Amerikës.

Xherbes Azar, gazetari i kanalit televiziv Al-Akbarija të Sirisë, në lidhje me këtë deklaroi: "Arrestimi i Marzijeh Hashemi, është një arrestim politik dhe në kundërshtim me ligjet ndërkombëtare dhe vërteton se Amerika nuk është vend i demokracisë ashtu siç pretendon".

Ndërkohë Ali Al-Xhurejri, intelektual palestinez, ka theksuar: "Ata të cilët e mbrojnë të vërtetën, arrestohen dhe vriten. Këto sjellje tregon se sistemi i Amerikës dhe sistemet që luftojnë kundër të vërtetës, nuk kanë norma morale dhe nuk respektojnë parimet morale".

Edhe aktivistët dhe gazetarët e Tunizisë gjithashtu duke dënuar arrestimin e gazetares së kanalit iranian Press Tv, kanë kërkuar që kjo çështje të shndërrohet në një çështje ndërkombëtare për mbështetjen e gjerë ndaj Marzija Hashemi. Ata kanë theksuar se arrestimi i kësaj gazetare vërteton dyanshmërinë e Amerikës e cila pretendon mbrojtjen e demokracisë.

Edhe aktivistët medial dhe intelektualët irakianë kanë dënuar arrestimin e Marzije Hashemi në Amerikë dhe kanë deklaruar solidaritetin e tyre më atë dhe familjen e saj.

Ndërkohë aktivistët e mediave dhe personalitetet universitare në Algjeri kanë dënuar arrestimin e gazetares së Press Tv, Marzijeh Hashemi në Amerikës dhe kanë deklaruar: "Një veprim i tillë zbulon gënjeshtrat e të gjitha pretendimeve të Amerikës në lidhje me mbrojtjen e lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave.

 

Tags