May në kërkim të mënyrës për zhbllokimin e Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i84997-may_në_kërkim_të_mënyrës_për_zhbllokimin_e_brexit
Kryeministrja britanike, Theresa May është në kërkim të një mënyre për zhbllokimin e Brexit. Marrëveshja e arritur nga May me Bashkimin Evropian u refuzua nga deputetët britanikë javën e kaluar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 21, 2019 11:15 Europe/Tirane
  • May në kërkim të mënyrës për zhbllokimin e Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May është në kërkim të një mënyre për zhbllokimin e Brexit. Marrëveshja e arritur nga May me Bashkimin Evropian u refuzua nga deputetët britanikë javën e kaluar.

Burime nga kabineti, thonë se kryeministrja po shpreson të fitojë mbështetjen e deputetëve të partisë së saj Tory dhe deputetëve të DUP duke zgjidhur shqetësimet e tyre mbi planin "backstop" për kufirin irlandez.

May do japë një deklaratë në orën lokale 15:30, njofton BBC.

Javën e kaluar, May tha se do të përqendrohet në bisedimet ndërpartiake për të arritur një marrëveshje të Brexit që do pranohet nga Parlamenti.

“Backstop” është "politika e sigurimit" në marrëveshjen e tërheqjes, me qëllim që të sigurohet se çfarëdo që të ndodhë, nuk do të ketë ndryshim në kufirin midis Irlandës së Veriut dhe Republikës Irlandeze pasi Britania e Madhe të largohet nga BE.

Si Mbretëria e Bashkuar dhe BE besojnë se kthimi i kontrolleve kufitare mund ta rrezikojë procesin e paqes. Por mënyra e shmangies së këtyre kontrolleve duhet të bihet dakord.