Mogherini: Nuk shkoj në konferencën e Varshavës
Shefja e diplomacisë evropiane deklaroi se nuk do të shkojë në konferencën e Polonisë.
Gazeta "Financial Times" njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të hënën gjatë punimeve të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE në Bruksel, deklaroi se në vend të pjesëmarrjes në konferencën e Varshavës të Polonisë, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Afrikan në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë.
Mike Pompeo, sekretari amerikan i shtetit, më parë ka njoftuar për programin e Uashingtonit për organizimin e një konference anti-iraniane në Varshavë, kryeqytetin e Polonisë.
Kjo konferencë pritet të zhvillohet me titull "E Ardhmja e Lindjes së Mesme" më 13 dhe 14 shkurt.
Pavarësisht se Amerika ka njoftuar për pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të dhjetëra vendeve në konferencën e Varshavës, shumë vend gjatë ditëve të kaluara kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë.
Ndërkohë shumë vende të tjera kanë deklaruar se do të marrin pjesë përfaqësues të nivelit më të ulët se ministri i punëve të jashtme në konferencën e Varshavës.
Edhe Gjermania dhe Britania nuk kanë deklaruar gatishmërinë për pjesëmarrje në këtë konferencë.