Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85013-dorëhiqet_ndihmëssekretari_amerikan_i_shtetit_për_evropën_wess_mitchell
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 22, 2019 16:22 Europe/Tirane
  • Dorëhiqet ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën, Wess Mitchell

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, Wess Mitchell dha dorëheqje nga kjo detyrë, duke goditur kështu përpjekjet e administratës Trump për të ruajtur unitetin transatlantik.

Departamenti i Shtetit njoftoi se Wess Mitchell, do të largohet nga posti i tij në mes të shkurtit. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Robert Palladino tha se Mitchell ka qenë një "udhëheqës i vlefshëm dhe efektiv" dhe një "mik i mirë për aleatët dhe partnerët tanë në Evropë". Dorëheqja e diplomatit më të lartë të SHBA-ve për Europën vjen në një kohë të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe kryeqyteteve evropiane lidhur me tregtinë, shpenzimet e mbrojtjes dhe tërheqjen e SHBA nga marrëveshja bërthamore e Iranit. Mitchell mori detyrën në tetor 2017, pasi 12 vjet kishte punuar në një Institut të fokusuar në çështjet e Evropës Qendrore. Ai u emërua nga ish-sekretari e Shtetit, Rex Tillerson.