Viktima nga çarja e digës në Brazil
50 persona kanë humbur jetën dhe 200 të tjerë janë lënduar për shkak se një digë shpërthyer në juglindje të Brazilit dhe ka bërë që e gjithë zona në Vila Ferteko të vërshohet nga uji, duke rritur frikën e zgjerimit të mbetjeve toksike. Raportohet se 300 persona deri më tani po cilësohen si të zhdukur.
Kompania e minierave të Brazilit “Vale SA” pretendon se nuk ka informacione për viktima apo të lënduar nga shpërthimi i digës Minas Zeiras, por kanë pranuar se mbetjet minerare kanë mbërritur në zonën Vila Ferteko. Lagje të ndryshme të qytetit janë evakuuar, kurse ekipet e zjarrfikësve kanë shpëtuar shumë qytetarët duke i marrë me helikopter dhe veturat e blinduara. Televizioni lokal ka transmetuar pamjet kur helikopteri i zjarrfikësve fluturon pak centimetra mbi tokë dhe shpëton një grua që kishte ngecur në baltë. Presidenti Jair Bolsonaro ka shkruar në Twitter, se i vjen keq për incidentin që ka ndodhur dhe se tre ministra të kabinetit të tij kanë dalë në vendin e ngjarjes