Myslimanët të irrituar nga logoja e kompanisë Nike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85301-myslimanët_të_irrituar_nga_logoja_e_kompanisë_nike
Një hap ofendues i kompanisë Nike ka irrituar myslimanët të cilët kanë nisur një fushatë për bojkotimin e blerjes së produkteve të kësaj kompanie.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 01, 2019 04:39 Europe/Tirane
  • Myslimanët të irrituar nga logoja e kompanisë Nike

Një hap ofendues i kompanisë Nike ka irrituar myslimanët të cilët kanë nisur një fushatë për bojkotimin e blerjes së produkteve të kësaj kompanie.

Nike ka nxjerrë një treg një atlete ku në të është shkruar në formë ofenduese në fund të këpucës fjala Allah në gjuhën arabe. Myslimanët nga e gjithë bota kanë reaguar ndaj këtij veprimi të Nike dhe në rrjetet sociale kanë nisur një fushatë të gjerë për të bojkotuar blerjen e produkteve të kësaj kompanie. Myslimanët nga kompania Nike kanë kërkuar të kërkojë menjëherë të falur dhe të heq nga tregu atletet Airmax 270. Deri tani më shumë se 10 mijë persona i janë bashkuar fushatës së myslimanëve për të bojkotuar kompaninë Nike dhe numri i tyre rritet nga çasti në çast. Kompania Nike në reagimin e saj është shprehur se po analizon çështjen në fjalë. Edhe më herët kompania Nike është përballur me reagimet e myslimanëve po për të njëjtat ofeza dhe kjo e detyroi kompaninë të tërhiqet.