Propozimi i Maduro për organizimin e zgjedhjeve parlamentare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85389-propozimi_i_maduro_për_organizimin_e_zgjedhjeve_parlamentare
Venezuela një vend i pasur me naftë në Amerikën latine, vitet e fundit për shkak të uljes së çmimit të naftës është përballur me trazira, inflacion, varfëri dhe probleme ekonomike si kriza e ushqimit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2019 05:29 Europe/Tirane
  • Propozimi i Maduro për organizimin e zgjedhjeve parlamentare

Venezuela një vend i pasur me naftë në Amerikën latine, vitet e fundit për shkak të uljes së çmimit të naftës është përballur me trazira, inflacion, varfëri dhe probleme ekonomike si kriza e ushqimit.

Veprimet e opozitës e cila ka mbështetjen e huaj dhe sidomos të Amerikës, veprime që janë ndërmarrë kryesisht pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2016, e kanë rënduar shumë situatën politike në këtë vend. Opozitarët përveçse kanë kryer protesta të shumta, në mënyrë të organizuar dhe duke pasur mbështetjen e drejtpërdrejt të Amerikës, janë munduar të rrëzojnë presidentin Nikolas Maduro dhe qeverinë majtiste të tij. Në këto përpjekje Juan Guaido lideri i opozitës prej 23 janarit, duke pasur mbështetjen e Amerikës dhe të disa aleatëve të saj, veten e ka quajtur president të përkohshëm të Venezuelës. Këtë veprimi qeveria dhe kombi venezuelian e ka quajtur grusht shteti kundër presidentit Nikolas Maduro. Në kohën kur opozita dhe lideri i saj kanë shpallur veten e tyre në krye të shtetit, presidenti Nikolas Maduro ka kundërshtuar ndërhyrjen e huaj në çështjet e brendshme të vendit dhe ka deklaruar se do të organizojë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Presidenti i Venezuelës ka propozuar mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Në një tubim me përkrahësit e tij, presidenti Nikolas Maduro tha se këshilli kushtetues po analizon mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme për kongresin kombëtar që ishin parashikuar më herët në vitin 2020. Zgjedhjet e mëparshme u mbajtën në vitin 2016. Përgjatë 3 viteve të kaluara, kongresi kombëtar i Venezuelës është drejtuar nga Juan Guaido, kreu i opozitës. Më 19 janar gjykata e Venezuelës ka thirrur kreun e opozitës pas një grushti të dështuar kundër presidentit Nikolas Maduro. Guaido më 24 janar me mbështetjen e hapur të Amerikës dhe aleatëve të saj veten e ka shpallur si president të përkohshëm të vendit. Ai ka njoftuar për futjen e ndihmave humanitare nga Kolumbia dhe Brazili. Ai gjithashtu u ka kërkuar vendeve mbështetëse që të dërgojnë ndihma humanitare për Venezuelën. John Bolton këshilltar i sigurisë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë në përgjigje të kërkesës së Guaido ka thënë se Amerika do të dërgojë ndihma humanitare për Venezuelën. Presidenti venezuelas Nikolas Maduro thotë se ndërsa ai është i gatshëm të mbajë bisedime me udhëheqësit e opozitës, ai nuk do të përkulet ndaj kërkesave të "imperialistëve" të huaj. Ai akuzon qeverinë e SHBA-së dhe forcat e tjera të krahut të djathtë, siç ishte bërë në Irak dhe gjetkë, për përpjekjen për të marrë "naftën në duart e tyre". Ai thotë: "Nëse SHBA ka ndërmend të ndërhyjë kundër nesh, ata do të krijojnë një situatë sikur në Vietnam por bile edhe më keq se sa mund të kishin imagjinuar". Komentet e fundit të Maduro, të cilat erdhën përmes intervistave dhe një videoje të postuar në internet, kanë ardhur mes kërcënimeve të reja nëpërmjet këshilltarit amerikan të sigurisë John Bolton i cili vazhdon të udhëheqë akuzën për ndryshimin e regjimit në emër të administratës Trump.