Rusia do të ndërtojë raketa të reja supersonike dhe Cruise
Ministri i mbrojtjes i Rusisë njoftoi se Moska do t'i përgjigjet masës së Uashingtonit për të pezulluar marrëveshjen e përkohshme bërthamore, përmes ndërtimit të raketace rë reja supersonike dhe Cruise.
Sergei Shoigu duke reaguar ndaj tërheqjes së SHBA nga traktati INF, ka thënë: Kam urdhëruar ushtrinë ruse që deri në vitin 2021 të ndërtojë një raketë të re supersonike dhe një Cruise. Amerika i tha lamtumirë marrëveshjes ekzistuese për kontrollin e armëve atomike mes SHBA e Rusisë (INF). E ardhmja e Europës bëhet me këtë hap më e errët. Tani mund të fillojë një garë e re e rrezikshme. Një ditë pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan tërheqjen nga traktati dhjetëra vjeçar i kohës së Luftës së Ftohtë, që ndalonte një kategori të tërë armësh nukleare, Moska bëri dhe ajo të njëjtë gjë. Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të nisë punën për zhvillimin e kapaciteteve të reja të raketave bërthamore dhe supersonike. I firmosur nga SHBA dhe ish-Bashkimi Sovjetik në 1987-tën, traktati i ndalonte të dy vendeve përdorimin e raketave me rreze të shkurtër dhe të mesme veprimi. “Partneret tanë amerikanë njoftuan se do ta anulojnë pjesëmarrjen e tyre, ndaj dhe ne po anulojmë tonën. Megjithatë të gjitha propozimet tona në këtë drejtim mbeten si gjithmonë në tryezë, ndërsa dyert e bisedimeve i kemi të hapura”, tha Putin.