I dërguari i SHBA përgatitet për samitin e Trump-Kim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85564-i_dërguari_i_shba_përgatitet_për_samitin_e_trump_kim
I dërguari i SHBA në Korenë e Veriut është kthyer nga Peniani, ku zhvilloi bisedimet për t'u përgatitur për një samit të dytë mes Trump dhe Kim.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2019 15:08 Europe/Tirane
  • I dërguari i SHBA përgatitet për samitin e Trump-Kim

I dërguari i SHBA në Korenë e Veriut është kthyer nga Peniani, ku zhvilloi bisedimet për t'u përgatitur për një samit të dytë mes Trump dhe Kim.

Stephen Biegun kaloi tre ditë në diskutime dhe zyrtarët e SHBA thanë se do të takohej përsëri me homologen e tij. Presidenti Trump konfirmoi se do të takojë Kim Jong-un në Hanoi, Vietnam, më 27-28 shkurt. Trump tha se përfaqësuesi i tij zhvilloi një "takim të frytshëm" dhe është në pritje të përparimeve në çështjen e paqes mes dy vendeve. Biegun u takua me homologen e tij të Koresë së Veriut, Kim Hyok-chol dhe diskutuar mbi përparimet e marrëveshje të arritura nga Trump dhe Kim në samitin e Singaporit për denuklearizimin e plotë,"-tha një deklaratë Departamenti i Shtetit të SHBA. Dy ambasadorët do të takohen përsëri përpara samitit që do mbahet në fund të muajit.