Zjarri djeg një hotel, 17 të vdekur në Indi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85658-zjarri_djeg_një_hotel_17_të_vdekur_në_indi
Policia në Nju Delhi tha se të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 12, 2019 15:24 Europe/Tirane
  • Zjarri djeg një hotel, 17 të vdekur në Indi

Policia në Nju Delhi tha se të paktën 17 persona kanë humbur jetën nga zjarri në një hotel në pjesën perëndimore të kryeqytetit.

Zëdhënësi i policisë, Mandeep Singh Randhawa, tha se 4 të tjerë janë plagosur nga zjarri në hotelin Arpit Palace.

Shërbimi i zjarrfikësve iu përgjigj incidentit, ndërsa shpëtoi 35 vetë nga ndërtesa pesëkatëshe.

Autoritetet po vazhojnë të hetojnë shkakun e zjarrit.

Zjarret ndodhin shpesh në Indi për shkak të standardeve të dobëta të sigurisë dhe moszbatimit të rregullave.