Britania dhe BE-ja vazhdojnë diskutimet për Brexit-in
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85665-britania_dhe_be_ja_vazhdojnë_diskutimet_për_brexit_in
Ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley, tha se Bashkimi Evropian dhe Britania duan që të kenë një marrëveshje të Brexit-it, duke theksuar se dalja e Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje nuk do të ishte në interes të asnjërës palë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 12, 2019 15:45 Europe/Tirane
  • Britania dhe BE-ja vazhdojnë diskutimet për Brexit-in

Ministri britanik për Brexit-in, Stephen Barcley, tha se Bashkimi Evropian dhe Britania duan që të kenë një marrëveshje të Brexit-it, duke theksuar se dalja e Britanisë nga BE-ja pa një marrëveshje nuk do të ishte në interes të asnjërës palë.

Pas bisedimeve në Parlamentin Evropian, Barclay u tha gazetarëve se "kishte shumë vullnet të mirë nga të dyja palët." "Të dyja palët e pranojnë se mungesa e një rezultati nuk është në interes të askujt. Kjo, do të ishte shumë shqetësuese për Britaninë e Madhe, por edhe për BE-në, kështu që të dyja palët duan të shohin një marrëveshje", tha Barclay.