Kongresi aprovon ndërprerjen e ndihmave amerikane për koalicionin saudit
Kongresi amerikan ka miratuar një plan për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit.
Me 248 vota pro kundrejt 177 votave kundër, kongresi i kërkon qeverisë që të ndërpresë ndërhyrjen e Amerikës në luftën në Jemen. Miratimi i këtij plani mund të ndikojë edhe tek senati për miratimin e një rezolute të ngjashme. Lloyd Doggett, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, ka thënë: Nuk është e mundur të lejohet gjenocidi në Jemen dhe për këtë të paguajnë taksapaguesit amerikanë. Përpara kësaj përfaqësuesit e senatit me 60 vota pro kundrejt 39 votave kundër kanë kërkuar ndërprerjen e mbështetjes ushtarake të Uashingtonit ndaj Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit.