Kongresi aprovon ndërprerjen e ndihmave amerikane për koalicionin saudit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85703-kongresi_aprovon_ndërprerjen_e_ndihmave_amerikane_për_koalicionin_saudit
Kongresi amerikan ka miratuar një plan për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 14, 2019 05:58 Europe/Tirane
  • Kongresi aprovon ndërprerjen e ndihmave amerikane për koalicionin saudit

Kongresi amerikan ka miratuar një plan për ndërprerjen e ndihmave ushtarake për koalicionin saudit në luftën kundër Jemenit.

Me 248 vota pro kundrejt 177 votave kundër, kongresi i kërkon qeverisë që të ndërpresë ndërhyrjen e Amerikës në luftën në Jemen. Miratimi i këtij plani mund të ndikojë edhe tek senati për miratimin e një rezolute të ngjashme. Lloyd Doggett, anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve në Amerikë, ka thënë: Nuk është e mundur të lejohet gjenocidi në Jemen dhe për këtë të paguajnë taksapaguesit amerikanë. Përpara kësaj përfaqësuesit e senatit me 60 vota pro kundrejt 39 votave kundër kanë kërkuar ndërprerjen e mbështetjes ushtarake të Uashingtonit ndaj Arabisë Saudite në luftën kundër Jemenit.