May vazhdon përpjekjet për një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85887-may_vazhdon_përpjekjet_për_një_marrëveshje_të_rishikuar_të_brexit_it
Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 20, 2019 15:56 Europe/Tirane
  • May vazhdon përpjekjet për një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it

Kryeministrja britanike, Theresa May, tha se do të dërgojë për votim në parlament një marrëveshje të rishikuar të Brexit-it, sa më parë që të jetë e mundur.

Megjithatë, ajo tha se kjo do të ndodhë pasi të sigurohen ndryshimet e marrëveshjes nga Bashkimi Evropian, transmeton Reuters. "Natyrisht, jemi në diskutime me Bashkimin Evropian dhe do të kërkojmë një votë përsëri në këtë parlament kur është e mundur të sjellim një marrëveshje që merret me çështjet të cilat janë ngritur këtu", i tha May parlamentit britanik. Megjithatë, Bashkimi Evropian tha se ka pak shpresë se mund të ndryshojë diçka nga bisedimet të cilat kryeministrja britanike Theresa May do t’i zhvillojë me zyrtarët e BE-së, në lidhje me marrëveshjen e Brexit-it. “Nuk ka lëvizje të mjaftueshme për mua që të mund të supozoj për një diskutim të frytshëm”, tha presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker. Parlamenti britanik ka votuar kundër marrëveshjes aktuale për Brexit-in. Kryeministrja May është duke insistuar që Mbretëria e Bashkuar të mos "bllokohet" në marrëveshjen për kufirin irlandez, që parasheh moskthimin e kontrolleve kufitare, pavarësisht çfarë pakti arrin Mbretëria me BE-në. Vendimi për Brexit ka ardhur pasi 52 për qind e votuesve kanë votuar për dalje të Britanisë nga BE-ja në krahasim me 48 për qind që kanë kundërshtuar atë, në referendumin e mbajtur më 2016. Britania pritet të largohet nga BE-ja më 29 mars të këtij viti.