Akordi Trump-Erdogan për tërheqjen e trupave nga Siria
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85931-akordi_trump_erdogan_për_tërheqjen_e_trupave_nga_siria
Presidentët e Amerikës dhe Turqisë në një bisedë telefonike kanë arritur një akord për mënyrën e tërheqjes së forcave amerikane nga Siria.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 22, 2019 05:56 Europe/Tirane
  • Akordi Trump-Erdogan për tërheqjen e trupave nga Siria

Presidentët e Amerikës dhe Turqisë në një bisedë telefonike kanë arritur një akord për mënyrën e tërheqjes së forcave amerikane nga Siria.

Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan, kanë diskutuar mbi zhvillimet në Siri dhe në kuadër të interesave të Uashingtonit dhe Ankarasë kanë rënë dakord për tërheqjen e forcave amerikane nga Siria dhe zgjidhjen politike të krizës në këtë vend. Vitin e kaluar Donald Trump bëri të ditur vendimin për tërheqjen e 2 mijë trupave amerikane nga Siria me arsyetimin se ISIS në Siri është shkatërruar. vendimi i tij u pasua nga shumë kritika, një prej të cilave u shfaq me dorëheqjen e sekretarit të mbrojtjes James Mattis. Megjithatë Shtëpia e Bardhë ka deklaruar se do të mbajë në Siri një kontingjent prej 200 trupash në kuadër të forcës paqeruajtëse.