200 trupa ushtarake të Amerikës do të mbesin në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i85940-200_trupa_ushtarake_të_amerikës_do_të_mbesin_në_siri
Qeveria e Amerika ka deklaruar se pas largimit të forcave ushtarake të këtij vendit nga Siria, 200 trupa amerikane nën emrin e forcave paqeruajtëse do të mbesin në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 22, 2019 09:22 Europe/Tirane
  • 200 trupa ushtarake të Amerikës do të mbesin në Siri

Qeveria e Amerika ka deklaruar se pas largimit të forcave ushtarake të këtij vendit nga Siria, 200 trupa amerikane nën emrin e forcave paqeruajtëse do të mbesin në Siri.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Sarah Sanders, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, në një deklaratë për media, ka deklaruar se një grup i vogël i forcave amerikane i përbërë nga 200 trupa do të qëndrojnë edhe për një periudhë tjetër në Siri.

Donald Trump, presidenti i Amerikës, në dhjetor të vitit 2018, duke arsyetuar se ISIS është shpartalluar në Siri, ka deklaruar se 2000 trupa amerikane do të largohen nga territori i Sirisë.

Tani Shtëpia e Bardhë pas bisedës telefonike mes Donald Trump dhe Rexhep Taip Erdogan në lidhje me largimin e forcave ushtarake amerikane nga Siria në përputhje me interesat e Uashingtonit dhe Ankarasë, ka filluar të ndjek një qasje të re në lidhje me këtë çështje.

Sarah Sanders në deklaratën e saj shtoi se Turqia me forcat demokratike të Sirisë të cilat e kanë ndihmuar Amerikën në luftën kundër terroristëve të ISIS, nuk do të hyjë në konflikt.