Vetëm një në dhjetë pjesëtarë britanikë të ISIS është dënuar
Vetëm një në dhjetë pjesëtarë të kthyer te ISIS nga Siria dhe Iraku në Britani, eshte dënuar.
Sekretari britanik i sigurisë Kombëtare Ben Wallace ka thënë se rreth 40 vetë janë dënuar pas kthimit nga jashtë për shkak të veprimeve të tyre në Siri ose aktiviteteve të tyre të lidhura me ISIS. Gazeta Independent shkruan: Mbi 400 anglezë që u kthyen në Britani nga lufta në Irak dhe Siri kanë shkaktuar shqetësime të sigurisë kombëtare në Britani të Madhe. Kjo gazetë shton: Ministria e brendshme e Britanisë akoma nuk ka publikuar informacione në lidhje me atë që këta pjesëtarë të ISIS që janë kthyer nga Iraku dhe Siria në Britani çfarë krimesh kanë bërë apo cilit grup i kanë takuar, por aktualisht është qartësuar se një britanik, për shkak të përpjekjeve për t'u inkuadruar në grupin terrorist ISIS, është ndjekur penalisht dhe është dënuar.