Kim Jong-un fillon vizitën në Vietnam para samitit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86001-kim_jong_un_fillon_vizitën_në_vietnam_para_samitit
Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka arritur të shtunën në Hanoi të Vietnamit, vendi ku pritet të mbahet samiti i radhës në mes të liderit Jong-un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 24, 2019 10:40 Europe/Tirane
  • Kim Jong-un fillon vizitën në Vietnam para samitit

Lideri i Koresë së veriut, Kim Jong-un ka arritur të shtunën në Hanoi të Vietnamit, vendi ku pritet të mbahet samiti i radhës në mes të liderit Jong-un dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Samiti i radhës në mes të dy liderëve është planifikuar të ndodhë të mërkurën dhe të enjten në Vietnam. Takimi i fundit në mes të dy liderëve u zhvillua në Singapor. Takimi i javës tjetër pritet të shfaq progresin në denuklearizimin e Gadishullit Korean.

Mediat lokale të Koresë raportuan se Kim Jong-un do të zhvillojë një vizitë miqësore në Vietnam si pjesë e agjendës para takimit.

Përkundër simpatisë së presidentit Donald Trump ndaj liderit Korean, që nga samiti i fundit raportet janë konsideruar të ngrira.

Por, disa ditë para takimit të shumëpritur, agjenda mbetet e paqartë.