Gutteres: Izraeli mbështet terroristët
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86045-gutteres_izraeli_mbështet_terroristët
Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se Izraeli po u jep ndihma logjistike grupeve terroriste.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 26, 2019 09:16 Europe/Tirane
  • Gutteres: Izraeli mbështet terroristët

Zyra e sekretarit të përgjithshëm të OKB ka njoftuar se Izraeli po u jep ndihma logjistike grupeve terroriste.

Gazeta sioniste "Jerusalem Post" në një raport të saj ka shkruar se zyra e Antonio Gutteres, sekretarit të përgjithshëm të OKB, ka deklaruar se Izraeli u ka dhënë armatime, para dhe përkujdesje shëndetësore grupeve terroriste duke përfshirë edhe grupin terrorist "Tahrir Sham" apo ish-Fronti Nusra e lidhur me organizatën terroriste Al Kaida në mënyrë që këto grupe terroriste të krijojnë sa më shumë frikë dhe tmerr në mesin e popullit sirian dhe të krijojnë një zonë për ndalimin e hyrjes në kufijtë e ashtuquajtur të armëpushimit.  

"Jerusalem Post" ka shkruar: "Zyra e Gutteres këtë raport e ka përgatitur për ta paraqitur në mbledhjen e Këshillit të OKB për të Drejtat e Njeriut që ka filluar nga dita e hënë dhe do të vazhdojë deri më 22 mars".

Në këtë raport është trajtuar edhe çështja e varrosjes së mbeturinave atomike dhe radioaktive të regjimit sionist në lartësitë e Golanit të pushtuar ku thuhet: "Siria ka deklaruar se Izraeli po vazhdon varrosjen e mbeturinave radioaktive në 20 zona të ndryshme të cilat janë vendbanimeve të qytetarëve sirianë në Golanin e pushtuar sidomos afër Xhebel Shejkh.