Pakistani rrëzon dy avionë luftarakë të Indisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86071-pakistani_rrëzon_dy_avionë_luftarakë_të_indisë
Burimet informative nga Pakistani kanë njoftuar rrëzimin e dy avionëve luftarake të ushtrisë së Indisë nga ana e ushtrisë së Pakistanit.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 27, 2019 12:44 Europe/Tirane
  • Pakistani rrëzon dy avionë luftarakë të Indisë

Burimet informative nga Pakistani kanë njoftuar rrëzimin e dy avionëve luftarake të ushtrisë së Indisë nga ana e ushtrisë së Pakistanit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se mediat e Pakistanit të mërkurën duke cituar burimet ushtarake të këtij vendi, kanë deklaruar se forcat ajrore të Pakistanit kanë rrëzuar dy avionë luftarakë të ushtrisë së Indisë të cilët kishin shkelur hapësirën ajrore të Pakistanit.

Sipas këtij burimi, mbetjet e një avioni luftarak kanë rënë në territorin e Pakistanit dhe mbetjet e avionit tjetër luftarak të Indisë kanë rënë territorin e Kashmirit të kontrolluar nga India.

Dy pilotët e avionit të rrëzuar të ushtrisë së Indisë në Kashmirin e kontrolluar nga India, janë vrarë.

Kanalet informative të Pakistanit gjithashtu kanë deklaruar se Pakistani i është kundërpërgjigjur në mënyrë të papritur agresionit ajror të Indisë ndaj territorit të Pakistanit.

Një funksionar i Indisë gjithashtu bërë të ditur gatishmërinë e plotë të komandës së forcave detare të vendit të tij në perëndim të Indisë për t'u përballur me situata të jashtëzakonshme.