Parlamenti anglez pranon shtyrjen e Brexit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86094-parlamenti_anglez_pranon_shtyrjen_e_brexit
Deputetët e parlamentit anglez kanë pranuar propozimin e qeverisë për shtyrjen e Brexit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 28, 2019 06:01 Europe/Tirane
  • Parlamenti anglez pranon shtyrjen e Brexit

Deputetët e parlamentit anglez kanë pranuar propozimin e qeverisë për shtyrjen e Brexit.

Me aprovimin e planit për shtyrjen e Brexit ka hapur mundësinë për rinisjen e  negociatave për një marrëveshje të re me BE. Franca dhe Gjermania kanë rënë dakord që t’i japin më shumë kohë Britanisë të përgatitet shkëputjen nga Bashkimin Europian. Çështja e brexit ishte në krye të axhendës së kancelares Angela Merkel në vizitën saj në Paris. Nëse Britania kërkon më shumë kohë ne nuk do ta refuzojmë këtë, por ne po bëjmë thirrje për një zgjidhje të rregullt, një largim të rregullt të Britanisë nga Bashkimi Europian, ka thënë kancelarja Merkel. Një tjetër çështje e diskutuar nga dy udhëheqësit në Pallatin Elise ishte zgjatja e afatit të ndalimit të eksportit të armëve drejt Arabisë Saudite përtej 9 marsit. Kjo kërkesë Merkelit i erdhi nga socialdemokratët, partnerët e vegjël të koalicionit qeverisës, por për shkak të kostove kundërshtohet nga Franca dhe Britania. Ndalimi i eksportit të armëve është vendosur nga Bashkimi Europian si përgjigje për vrasjen e gazetarit saudit Jamal Kahshoggi, urdhërues për të cilin akuzohet princi saudit i kurorës, Muhamed Bin Selman.