Amerika jep shpërblim për zbulimin e djalit të Bin Ladenit
Mars 01, 2019 08:58 Europe/Tirane
Shtetet e Bashkuara ofrojnë një shpërblim deri në 1 milion dollarë për informacione në lidhje me një nga djemtë e ish-udhëheqësit të al-Kaidës Osama Bin Laden.
Hamza Bin Laden po del si udhëheqës i grupit terrorist dhe mendohet të jetë i vendosur pranë kufirit afgan-pakistanez. Vitet e fundit, ai ka lëshuar mesazhe audio dhe video duke u bërë thirrje ndjekësve të sulmojnë SHBA dhe aleatët e saj perëndimorë në hakmarrje për vrasjen e babait të tij. Në vitin 2011, forcat speciale amerikane vranë Osama Bin Ladenin në një kompleks në Abbottabad të Pakistanit. Ai mori përgjegjësinë e sulmeve ndaj SHBA më 11 shtator 2001, në të cilën u vranë rreth 3,000 njerëz.