Shpërthim në një postë në Belgjikë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86135-shpërthim_në_një_postë_në_belgjikë
Sulmues të paidentifikuar sulmuan me eksplozivë një zyrë postare në Belgjikë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Mars 01, 2019 19:54 Europe/Tirane
  • Shpërthim në një postë në Belgjikë

Sulmues të paidentifikuar sulmuan me eksplozivë një zyrë postare në Belgjikë.

Sophie Vandeveers, guvernatore e qytetit Lanklar në provincën Limburg në veri lindje të Belgjikës njoftoi se katër persona të armatosur të paidentifikuar kanë sulmuar me eksploziv një zyre postare të këtij qyteti. Banorët e qytetit Lanklar kanë thënë se kanë dëgjuar zërin e shpërthimit që ka ndodhur në zyrën postare të këtij qyteti. Sipas autoriteteve lokale në Belgjikë, menjëherë pas shpërthimit, policia dhe oficerët gjyqësorë janë vendosur në vendin e ngjarjes për të vlerësuar situatën. Akoma nuk është bërë e ditur për numrin e viktimave apo dëmeve tjera materiale.