Fillon procesi i heqjes së vizave midis Turqisë dhe Rusisë
Mars 01, 2019 19:57 Europe/Tirane
Ministri i jashtëm turk ka njoftuar fillimin e hapave për të hequr vizat midis vendit të tij dhe Rusisë.
Sipas Agjencisë së Lajmeve Anatoli, Mevlut Chavushoglu njoftoi se hapat fillestarë për të hequr kërkesat për viza me Rusinë kanë filluar dhe aktivitete intensive po vazhdojnë për të përfunduar të gjitha fazat në kohën më të shkurtër të mundshme. Ministri i jashtëm turk shtoi se të gjitha përpjekjet dhe synimet e Turqisë sot janë në kontekst të rritjes së ndërveprimeve ekonomike me botën.
Tags