Trump në kurthin e Kim
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86147-trump_në_kurthin_e_kim
Uashington Post, duke iu referuar takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-an, në një nga artikujt e tij shkroi: "Trump përsëri u bë objekt loje e Kim Jong-Un".
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Mars 02, 2019 08:35 Europe/Tirane
  • Trump në kurthin e Kim

Uashington Post, duke iu referuar takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-an, në një nga artikujt e tij shkroi: "Trump përsëri u bë objekt loje e Kim Jong-Un".

Analistët amerikanë thonë se bisedimet midis Uashingtonit dhe Phenianit pasi të dy liderët u takuan në kryeqytet vietnamez Hanoi, dështuan. Sa i përket kësaj, kolumunisti i Uashington Post, Josh Rogin, duke iu referuar takimit të presidentit amerikan Donald Trump dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-unan, në një artikull të tij, shkruan: "Zyrtarët e Trump gjithmonë kanë thënë së dështimet e politikës së jashtme të SHBA kundrejt Koresë së Veriut gjatë dekadave të fundit, nuk kanë lënë asnjë zgjedhje tjetër përveçse të provojnë metodën e re dhe unike të Trump-it. Por sot kjo metodë është testuar me qasjen e dështuar të Trump-it dhe Phenianit e lumtur duke përfituar nga kjo. Analisti e përshkroi dështimin e bisedimeve të Vietnamit si një fitore për udhëheqësin e Koresë së Veriut dhe thotë: "Mos bëni gabime, këtë fundjavë dështimi i udhëheqësit të Amerikës në takim me liderin e Koresë së Veriut është një fitore për udhëheqësin e Koresë së Veriut. Trump dhe administrata e tij për t'i bërë gjërat e zakonshme pretendon se Koreja e Veriut ka premtuar të pezullojë eksperimentet e saj, por ai pohon se ka paqartësi rreth progresit në bisedime dhe shpreson se negociatat do të vazhdojnë ". "Por Kim, duke e zgjeruar këtë proces, pa dhënë privilegje për çarmatim bërthamor, mund të përmirësojë në të njëjtën kohë aftësitë bërthamore dhe raketore të vendit të tij dhe të përfitojë nga dobësimi i sistemit të sanksioneve dhe të promovojë statusin e vet si anëtar i ri dhe i respektuar nga Bashkësia Ndërkombëtare", thotë Uashingtoni Post.  Në këtë analizë, thuhet se kjo nuk ka qenë aksidentale por ka ndodhur si rezultat i masave të udhëheqësit të Koresë së Veriut. Uashington Post ndër të tjera thotë: "Pyetja kryesore është nëse këto ngjarje ishin rezultat i planifikimit të Kimit? A i dha Trump një shans për që të vijnë në Hanoi dhe pastaj të parashtrojnë pyetje që ai i dinte se Shtetet e Bashkuara kurrë nuk do t'i pranonin ato? Ka shumë dëshmi që tregojnë se çfarë ndodhi pikërisht atje ". Vetë Trump, në një konferencë shtypi pas takimit me udhëheqësin e Koresë së Veriut, bëri të ditur atë çka ndodhi në bisedime. Ai tha se Koreja e Veriut ka rënë dakord të çmontojë objektet bërthamore të Yangbyon, por vetëm nëse të gjitha sanksionet janë hequr. "Ata ishin të interesuar për të hequr të gjitha instalimet nga një pjesë e madhe e zonave ku ne dëshironim, por vetëm në rast se hiqeshin të gjitha sanksionet,". Ne u detyruam të dilnim nga negociatat për këtë arsye" tha Trump. Josh Rogin thotë: "Fjalët e Trump janë të sakta, një marrëveshje e tillë do të ishte e tmerrshme, Yangbyon është vetëm një pjesë e vogël e infrastrukturës bërthamore të Kim, por Trump nuk mund të pretendojë se e ka humbur këtë ofertë. Autoritet amerikane prej kohësh i kanë thënë atij se Kim do të ketë një pozitë të tillë dhe nuk do të tërhiqet nga pozicioni i tij". "Më shumë gjasa, propozimet e Kim ishin të dizajnuara për të treguar, nga njëra anë, fleksibilitet të mjaftueshëm për të sjellë Trump në Hanoi, por nga ana tjetër, ato ishin objekt për dështimin e negociatave. Trump me sa duket ra në kurth pa e ditur atë". "Mosarritja e një marrëveshjeje është më e mirë sesa një marrëveshje e keqe, por fakti që Kim përsëri e përsëri luan me Donald Trump kjo është edhe më keq", shkruan Uashington Post.