Arrestohet kryepeshkopi i Kishës ukrainase në Krime
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86188-arrestohet_kryepeshkopi_i_kishës_ukrainase_në_krime
Zyrtarët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar kreun e Kishës Ortodokse ukrainase në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Mars 03, 2019 16:00 Europe/Tirane
  • Arrestohet kryepeshkopi i Kishës ukrainase në Krime

Zyrtarët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar kreun e Kishës Ortodokse ukrainase në gadishullin e aneksuar të Krimesë.

Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit. Kryepeshkopi Kliment është arrestuar në një stacion autobusësh në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol. Kisha Ortodokse ukrainase përmes një komunikate ka thënë se Kliment është dërguar nw stacionin policor të rajonit të Kievit. Vetë Kliment ka konfirmuar arrestimin e tij në një bisedë telefonike me agjencinë AFP. Ai ka thënë se policia nuk i ka treguar se pse e ka ndaluar. Arrestimi i kreut të Kishës vjen disa javë pasi Kisha Ortodokse në Ukrainë fitoi pavarësi, duke i dhënë fund kontrollit fetar mbi 330-vjeçar nga Rusia.