Arrestohet kryepeshkopi i Kishës ukrainase në Krime
Mars 03, 2019 16:00 Europe/Tirane
Zyrtarët e sigurisë së Rusisë kanë arrestuar kreun e Kishës Ortodokse ukrainase në gadishullin e aneksuar të Krimesë.
Ende nuk është e qartë arsyeja e arrestimit. Kryepeshkopi Kliment është arrestuar në një stacion autobusësh në kryeqytetin e Krimesë, Simferopol. Kisha Ortodokse ukrainase përmes një komunikate ka thënë se Kliment është dërguar nw stacionin policor të rajonit të Kievit. Vetë Kliment ka konfirmuar arrestimin e tij në një bisedë telefonike me agjencinë AFP. Ai ka thënë se policia nuk i ka treguar se pse e ka ndaluar. Arrestimi i kreut të Kishës vjen disa javë pasi Kisha Ortodokse në Ukrainë fitoi pavarësi, duke i dhënë fund kontrollit fetar mbi 330-vjeçar nga Rusia.
Tags