Premtimet elektorale të Bu Taflika për qytetarët e Algjerisë
Presidenti i Algjerisë ka premtuar se në rast se do të firojë në zgjedhjet presidenciale, do të themelojë një sistem të ri qeverisës në këtë vend.
Kanali televiziv Al Xhazira njoftoi se Abdulaziz Bu Taflika i cili po qëndron në Zvicër për trajtime mjekësore, me anë të një letre drejtuar qytetarëve të Algjerisë, ka thënë: "Në rast se do të fitoj në zgjedhjet presidenciale të ardhshme, kushtetutën e re do ta vendosë në referendum dhe do të themelojë një sistem të ri qeverisës në Algjeri".
Bu Taflika në këtë mesazh ka shtuar: "Gjithashtu do të vendos në zbatim politika emergjente të cilat do të garantojnë shpërndarjen e barabartë të pasurisë në Algjeri dhe të zhduken të gjitha padrejtësitë".
Që nga koha e deklarimit të vendimit të Bu Taflika për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale të Algjerisë, ky vend është përfshirë nga protesta të gjera.