Sanksionet e BE-së ndaj zyrtarëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86224-sanksionet_e_be_së_ndaj_zyrtarëve_në_siri
Këshilli Evropian shtoi shtatë ministra sirianë në listën e tij të sanksioneve.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 05, 2019 07:06 Europe/Tirane
  • Sanksionet e BE-së ndaj zyrtarëve në Siri

Këshilli Evropian shtoi shtatë ministra sirianë në listën e tij të sanksioneve.

Sipas IRNA, ministrat e brendshëm, arsimit dhe edukimit të lartë, ai i punës dhe strehimit, komunikacionit dhe teknologjisë, turizmit dhe industrisë, janë shtatë sirianë që janë futur të hënën në listën e sanksioneve të BE. Duke shtuar këta shtatë ministra, numri i qytetarëve sirianë, të cilët janë sanksionuar nga Bashkimi Evropian që prej 1 dhjetorit, ka arritur në 277 persona dhe Evropa ka bllokuar pasuritë e këtyre njerëzve dhe ka ndaluar udhëtimet e tyre në BE. Sipas një deklarate nga Bashkimi Evropian, bashkimi deri tani ka kufizuar eksportin e naftës siriane, ka bllokuar investimet dhe tregtinë me atë vend dhe ka bllokuar asetet e Bankës Qendrore të Sirisë në Bashkimin Evropian. Megjithëse qeveria dhe populli sirian për shumë vite është duke luftuar terrorizmin, vendet perëndimore, të cilat vetë janë mbështetësit më të shquar të grupeve terroriste në Siri, akuzojnë qeverinë siriane për shkelje të të drejtave të njeriut dhe me këtë pretekst kanë vendosur sanksione kundër autoriteteve të këtij vendi.