Scaparrotti: SHBA-ja të mos i shesë Turqisë aeroplanët ushtarakë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i86253-scaparrotti_shba_ja_të_mos_i_shesë_turqisë_aeroplanët_ushtarakë
Kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë nëse paraprakisht Ankaraja nuk zmbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Mars 06, 2019 04:30 Europe/Tirane
  • Scaparrotti: SHBA-ja të mos i shesë Turqisë aeroplanët ushtarakë

Kreu forcave ushtarake amerikane në Evropë, gjenerali, Curtis Scaparrotti, tha se do të rekomandojë që Shtetet e Bashkuara të mos i shesin aeroplanët luftarakë Turqisë nëse paraprakisht Ankaraja nuk zmbrapset nga planet për blerë sistemin mbrojtës raketor të Rusisë.

"Këshilla ime më e mirë ushtarake do të ishte që ne nuk do të punojmë me një aleat që është duke punuar me sistemet ruse” tha gjenerali i ushtrisë amerikane, Curtis Scaparrotti, kreu i forcave amerikane në Evropë, gjatë një seance dëgjimore të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Senatit. Scaparrotti është gjithashtu Komandanti Suprem i Aleancës i NATO-s në Evropë. Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, ka thënë se planifikon të blejë sistemin rus përkundër vërejtjes së Aleancës Veriatlantike, se ai nuk mund të integrohet në sistemin mbrojtës të NATO-s, informon Reuters. Zyrtarët e SHBA-së kanë thënë se nëse Turqia vazhdon me blerjen e sistemit rus, Uashingtoni do të tërheqë ofertën e vet për të shitur një paketë raketash “Raytheon Co Patriot” në vlerë prej 3.5 miliardë dollarësh. Muajin e kaluar, ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, tha se marrëveshja për blerjen e sistemit mbrojtës raketor të Rusisë, tashmë është çështje e kryer.