Venezuelë: Uashingtoni kërcënon Rusinë
(last modified Wed, 06 Mar 2019 20:08:24 GMT )
Mars 06, 2019 21:08 Europe/Tirane
  • Venezuelë: Uashingtoni kërcënon Rusinë

Duke përsëritur se "të gjitha opsionet" ishin "në tryezë", emisari amerikan për krizën venezueliane, Elliott Abrams edhe një herë theksoi planin e sanksioneve për të rritur presionin ndaj Venezuelës.

Ndërsa shumica e vendeve në botë ende e konsiderojnë Nicolas Maduro si udhëheqës legjitim të Venezuelës, Shtetet e Bashkuara kërcënojnë të dënojnë "ata që kundërshtojnë një ndryshim të qeverisë në Venezuelë". Uashingtoni nuk do të kufizohet në sanksionet ekonomike kundër qeverisë Maduro, por gjithashtu kundër të gjithë atyre që zgjodhën ta mbështesin atë. "Sanksionet dytësore, janë një mundësi e qartë ", tha Elliott Abrams në një konferencë shtypi, duke paralajmëruar se një vendim për sanksionimin e vendeve të treta "do të varet nga sjellja e regjimit venezuelian me kalimin e kohës". Ai saktësoi se në këto sanksione do të përfshihen edhe Kina dhe Rusia që kanë shprehur përkrahjen e tyre për qeverinë e presidentit të zgjedhur të Venezuelës, Nicolas Maduro.

 

Tags